Top Channel/ Stërvitja e fundit në Tiranë, kuqezinjtë të mërkurën drejt Polonisë për play off
24/03/2026 20:03

Kombëtarja shqiptare e mbyll sot kapitullin e fundit të përgatitjeve në shtëpi, përpara se të marrë rrugën drejt Varshavës ku e pret sfida më e rëndësishme e viteve të fundit. Seanca e sotme stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua me grupin e plotë në dispozicion, duke përfshirë edhe ata lojtarë që u bashkuan me vonesë gjatë ditëve të para të grumbullimit, u shënua nga një moment i veçantë: testimi i penalltive, por kjo padyshim nuk ishte pjesë e lirë për t’u parë as nga kamerat as nga njerëz të tjerë jo të stafit të kombëtares. Zgjedhja e trajnerit Sylvinho për t’ia kushtuar kohë specifike ekzekutimit të penalltive nuk ishte e rastësishme, duke qenë se ndeshja e së enjtes ndaj Polonisë është e eliminim direkt, një barazim pas kohës shtesë do të çonte pikërisht te togëzat fatale. Të mërkurën rreth orës 9.30 të mëngjesit ekipi udhëton drejt Varshavës për ndeshjen ndaj Polonisë, e cila do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45, në orën 18 të së mërkurës skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin PGE Narodowy”, ku do të luhet edhe ndeshja mbrëmjen e së enjtes në orën 20:45 dhe që të gjithë tifozët kuqezi do të kenë mundësinë ta ndjekin si gjithmonë në DigitAlb duke filluar nga ora 10:45. Ndërkohë që vetëm 5% e kapacitetit të këtij stadiumi do të jetë nën ngjyrat e kombëtares sonë, pikërisht pjesa e rezervuar për tifozët e ekipit udhëtues që në këtë rast është Shqipëria.

Top Channel/ Stërvitja e fundit në Tiranë, kuqezinjtë të mërkurën drejt Polonisë për play off
24/03 20:03
Top News – Është debutes me kombëtaren/ Bujar Pllana, optimist për ndeshjen me Poloninë
24/03 19:17
Top News – Për ëndrrën e Botërorit/ Kosova nis punën për ndeshjet e Playoffit
24/03 10:32
Top Channel/ Hysaj: Ëndrra është Botërori! Më 26 mars super-dueli me Poloninë
23/03 20:00
Top News- Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, tre lojtarë mungojnë, Ramandani merr lajmin e madh
23/03 19:48
Top Channel/ Kombëtarja nis seancën e parë stërvitore për duelin me Poloninë, mungojnë tre lojtarë
23/03 16:56
Top News- Afron sfida e playoff-it me Poloninë/Hysaj-Duhet t’i falim Shqipërisë një botëror të bukur
23/03 14:06
Top News – Kombëtarja në momentin vendimtar. Laçi-Jemi gati, detajet do bëjnë diferencën
23/03 14:06
Top Channel/ Grumbullimi i Kombëtares për Play Off, Laçi: E meritojmë Botërorin. Hysaj: Mungesat…
23/03 12:35
Top News- Kombëtarja gati për Poloninë, kush janë 26 emrat e thirrur nga Sylvinho?
21/03 10:45
Top Channel/ Ramazani edhe në Superiore! Futbollistët ndajnë iftarin dhe faljen
17/03 15:02
Top News – Messi më i mirë se Pele… / Trump pret Inter Miami në Shtëpinë e Bardhë
06/03 12:00
Top News/ Colturi, shuhet ëndrra për medalje. Por bën histori në Milano-Cortina, u rendit e 10
18/02 19:33
Top Channel/ Hysaj: Duel special me Poloninë! Ëndrra për Botërorin, e vështirë
17/02 20:11
Top News- Armand Duka fiton mandatin e 7. Rizgjidhet në krye të FSHF me votim unanim
16/02 16:15
Top Channel/ Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm. Zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit
16/02 15:30
Top Channel/ Zgjedhjet në FSHF/ Duka kandidat i vetëm. Zgjidhen edhe anëtarët e Komitetit
16/02 12:41
Top Channel/ Aksidenti i kampiones 41-vjeçare në Cortina, momenti kur Lindsey Vonn përplaset
08/02 15:06
Top Channel/ Exclusive! “Nga vizitorë në pretendentë”, si Shqipëria po sfidon gjigantët në Olimpiadë
08/02 14:31
Top News- Një tjetër shqiptar te Cesena. Giacomo Vrioni i bashkohet Kristian Shpendit në Serie B
05/02 14:24
DIGITALB DIGITALB