Keir Starmer premtoi se do të "rindërtojë Britaninë" ndërsa mori detyrën si kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas fitores dërrmuese të partisë së tij Laburiste të qendrës së majtë në zgjedhjet e përgjithshme që i dha fund 14 viteve të sundimit konservator. Kreu i shtetit Mbreti Charles III i kërkoi Starmer të formonte një qeveri gjatë një takimi në Pallatin Buckingham, duke emëruar zyrtarisht ish-avokatin 61-vjeçar për të drejtat e njeriut si kryeministër. Turmat e aktivistëve laburistë që brohoritnin me flamur u rreshtuan në Downing Street ndërsa Starmer mbërriti si kryeministri i parë i partisë që nga Gordon Broën në 2010. Pamjet: AFP