Top Channel/ Starmer dhe Trump bisedojnë për vizitën e parë shtetërore në Londër!
27/01/2025 14:09

Edhe pse hendeku mes profileve të tyre politike dhe ideologjike është i gjerë sa vetë Oqeani Atlantik, Donald Trump dhe Sir Keir Stamer, biseda e parë që kreu i Shtepisë së Bardhë e bërë me një udhëheqës perëndimor të rëndësishëm pas inagurimit, duket se ka qënë e ngrohtë dhe personale. Pasi ka ngushëlluar kryeministrin britanik për humbjen e vëllait dhe duke folur me superlative për familjen Mbretërore, Trump dhe Stamer gjatë 45 minutave të bisedës mes tyre kanë rënë dakort të takohen së shpejti dhe të diskutojnë më tej për marrëdhëniet biletarale dhe ato me interes të madh ndërkombëtar. Tradicionalisht presidentët amerikan të parën vizitë jashtë e bëjnë në Britani, por kësaj here Trump tha ajo mund të jetë si Arabia Saudite ashtu edhe Britania. Varësisht se ku do shkoj fillimisht Trump, padyshim Britania do jetë stacioni i pare i tij në kontinentin evropian, duke konfirmuar marrëdhëniet speciale mes dy aleatëve më të ngushtë tradicional. Interesante në këtë bisede ka qënë overtura e kryeministrit britanik ku ai gjate bisedës ka thënë se planifikon të shkurtoj rregullat në përpjekje për të përmirësuar ekonomine britanike, cështje kjo prioritare në fushatën e Trump. Por dukshëm nuk është folur për rritjen e shpenzimeve të vëndeve anëtare të Nato-s sic kërkon Trump apo Ukrainën. Nuk dihet sa do zgjas muaji i majltit politik mes dy aleatëve të mëdhenj ku raporti mes të dy liderave është i rëndësishëm për marrëdhëniet anglo-amerikane, por edhe ato ndërkombëtare. Gjatë të hënës dy ministrat e jashtëm Rubio dhe Lammy do bisedojnë më hollësisht për këto raporte. Më herët Trump ka vlerësuar publikisht cfarë ka bërë deri më tani Stamer si kryeministër i Britanisë në kontrast me komëntet e njeriut të afërt të tij, Elon Musk, njeriut më të pasur në bote, bosit të Teslas dhe platformes X. Pavarësisht tonalitetit të ngrohtë dhe diplomatik të liderët do duhet të jenë fleksibël dhe akomodues në maksimum mes tyre, ku sfida më e madhe është dakortësimi në publik i ujdive dhe akordeve politike dhe ekonomike mes Uashingtonit dhe Londrës ne nje bote te papararshikueshme me liderin më të rëndësishëm të Botës së Lirë edhe më të paparashikueshëm se në mandatin e parë.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39