Në jug të Teksasit, pranë brigjeve të Gjirit të Meksikës, ka lindur një qytet i ri me emrin “Starbase”, që mishëron vizionin futurist të sipërmarrësit Elon Musk dhe kompanisë së tij hapësinore SpaceX. Vendbanimi i njohur më parë si Fshati Boca Chica tashmë është kthyer zyrtarisht në një njësi administrative më vete, pas një votimi që përfshiu 283 banorët e zonës – pjesa dërrmuese e të cilëve janë punonjës të SpaceX.