Ky avion sjell nga Anglia çdo javë, shqiptarë të cilët ndodheshim ilegalisht dhe kanë përfunduar dënimet e dhëna. Këto pamje siguruar nga Top Channel tregojnë momentin kur 11 shqiptarë gjatë javës së shkuar mbërritën në aeroportin e Rinasit. Nga aeroporti Stansted i Londrës ata janë shoqëruar me 20 roje sigurie të departamentit të dëbimeve të emigrantëve të jashtëligjshëm, në ministrinë e brendshme Home Office.