Projekti për stadiumin e ri të Vlorës prezantohet sot, ndërsa janë tre studio në garë. I pranishëm është kryeministri Edi Rama dhe kreu i FSHF-së Armand Duka në konkursin ndërkombëtar të quajtur “Qendra e re e Vlorës”. Ndërkohë në një njoftim zyrtar klubi i futbollit Flamurtari ka bërë me dije se do të largohet nga salla në momentin kur do të referojnë përfaqësues të FSHF-së.