“Stabat Mater Dolorosa”, nëna e pikëlluar qëndron nën këmbët e Kryqit! Këto janë fjalët e para të himnit me në qendër të shenjtën Mari, e cila vajton kryqëzimin e të birit, Krishtit. Për të krishterët dhe për shumë kompozitorë të mëdhenj, kjo vepër, përtej përshkrimit të thjeshtë, fton dhembshurisht të gjithë artdashësit të marrin pjesë në pikëllimin e kësaj nëne, si një rrugë drejt hirit dhe si pjesë e udhëtimit shpirtëror të një besimtari.