Në Komisionin e Ligjeve vijuan diskutimet për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”. Gjatë shqyrtimit, anëtarët e Komisionit u ndalën në qëllimin dhe rëndësinë e marrëveshjes, si dhe në përfitimet që rrjedhin nga pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë program bashkëpunimi evropian.