Arne Schoenbohm, drejtor i BSI, Zyra Federale Gjermane të Sigurisë Informative, rrezikon të shkarkohet nga posti i tij në çdo moment për shkak të kontakteve të paqarta me inteligjencën ruse. Mediat gjermane thonë se ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, pasi sipas saj këto janë akuza shumë të rënda, të cilat fillimisht do të shqyrtohen dhe më pas do të merren masat e nevojshme”.