Komisioni Europian preferoi të heshtë e të mos komentojë mbi kërcënimet e marra prej gazetares holandeze Ingeborg Beugel, e cila u detyrua të largohet nga Greqia pasi u kthye në shënjestrën e fraksioneve të ekstremit të djathtë dhe medias pro-qeveritare greke, si dhe disa episodeve të dhunshme. Beugel, u përplas me kryeministrin grek gjatë një conference për shtyp, ku e akuzoi atë hapur se gënjen mbi situatën e emigrantëve dhe kthimet e detyruara në det.