Top Channel/ Spiunë rusë në selinë e NATO-s! Stoltenberg tregon veprimtarinë e tyre
06/04/2024 21:17

NATO ka zbuluar dhe dëbuar persona të dyshuar si spiunë të Rusisë në selinë qendrore të saj në Bruksel. Këtë e konfirmoi sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, për median gjermane Bild, teksa tregoi se personeli rus fshihej nën petkun diplomatik, por zhvillonte aktivitete të inteligjencës. “Po vështirësojmë kushtet për ta bërë të pamundur depërtimin e spiunëve rusë apo aktiviteteve të paligjshme në vendet e NATO-s”, tha Stoltenberg. Sakaq, Norvegjia, pjesë e aleancës, nuk përjashton dërgimin e ushtarëve në Ukrainë. Por kjo qasje, e mbështetur edhe nga Franca, kundërshtohet me forcë nga kreu i NATO-s. Kjo vjen në një kohë, kur tensionet mes aleancës ushtarake dhe Rusisë kanë arritur në një nivel konfrontimi, sipas asaj që konfirmoi Kremlini. Frikën për një zgjerim të luftës e shton dhe një raportim për një sulm me dron në një bazë ushtarake në Transnistria të Moldavisë, një rajon që kontrollohet nga separatist filorusë. Ndërkohë, ministri ruse e mbrojtjes njoftoi se avionët luftues kanë zhvilluar një sulm në pozicionet e Ukrainës në jug duke lëshuar bomba termobarike. Ushtria e Putinit ka zhvilluar edhe bombardime të tjera, me shpërthime të dëgjuara në Kiev, Kharkiv, ku u vranë 6 persona, dhe rajone të tjera. Ukraina është kundërpërgjigjur me një sulm raketor në rajonin rus të Belgorodit, duke dëmtuar 12 ndërtesa. Në shënjestër të Kievit përfundoi dhe rajoni tjetër Rostov, ku raportohet shkatërrimi i disa objekteve që përdoreshin nga Moska për qëllime ushtarake. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
DIGITALB DIGITALB