Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02/2026 15:30

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit sot në Kosovë nga krerët më të lartë të shtetit, Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti, Kryetarja e Kuvendit Haxhiu, dhe Ministri i Jashtëm Konjufca. Spiropali dhe Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca kryen fillimisht homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themelin e shtetit të Kosovës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, të dy ministrat folën mbi punën përgatitore për mbajtjen e takimit të përbashkët ndërqeveritar G2, Shqipëri-Kosovë, avancimin e projekteve strategjike si ndërtimi i hekurudhës Durrës–Prishtinë, projektet energjitike, korridoret e transportit dhe portet e përbashkëta që duhet të na lidhin edhe më fort. Spiropali nënvijëzoi angazhimin diplomatik të Shqipërisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si një interes kombëtar i drejtpërdrejtë i Shqipërisë. “Çdo njohje e re, çdo anëtarësim i ri, çdo hap drejt konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është investim në sigurinë, në dinjitetin dhe në stabilitetin e gjithë hapësirës sonë dhe të rajonit. Shqipëria do të intensifikojë angazhimin diplomatik për zgjerimin e njohjeve dhe për përparimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Barazia ndërkombëtare e Kosovës nuk është çështje simpatie. Është çështje drejtësie. Është çështje respekti për realitetin politik të krijuar me sakrificë“, tha Spiropali. Spiropali u prit edhe nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ku rikonfirmoi mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës. “Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen aktive për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe do të vijojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe avancimin drejt BE-së e NATO-s“, theksoi Spiropali. Në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, Ministrja u ndal te miratimi nga dy Kuvendet tona, i Rezolutave në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së. “Me Kryetaren Haxhiu vlerësuam miratimin nga dy Kuvendet tona, të Rezolutave në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Mbrojtja e së vërtetës historike të luftës për liri të popullit të Kosovës dhe përfaqësuesve të kësaj lufte, është detyrim i përbashkët kombëtar“, tha Spiropali. Vizita vijoi në zyrën e Kryeministrit Albin Kurti, ku u diskutua agjenda për të çuar përpara projekte madhore me interes kombëtar – nga hekurudha kuq e zi dhe korridoret energjetike, te bashkëpunimi në arsim, kulturë, siguri dhe diplomaci. “Shqipëria do të qëndrojë përkrah Kosovës me përkushtim, solidaritet dhe vizion afatgjatë, për të forcuar zërin tonë të përbashkët në rajon dhe në arenën ndërkombëtare“, deklaroi Spiropali. Ministrja e Jashtme do të takohet gjatë ditës edhe me drejtuesit e partive kryesore parlamentare ne Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

Top News- Ligji hyri në fuqi në Kosovë/ Të huajt regjistrojnë adresat, mes tyre dhe serbë
18/03 13:45
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top News- Ligji për të Huajt ‘lëviz’ Europën/ KE heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës
17/03 17:16
Top Channel/ Kosova “e lirë” nga sanksionet: BE heq të gjitha masat shtrënguese
17/03 15:17
Top News- Njohja e ID të lëshuara nga Serbia / Ambasada e SHBA mirëpret ndryshimet në ligj
17/03 11:52
Top Channel/Ambasada e SHBA përshëndet kompromisin e Kurtit: Por konsultohuni dhe me serbët!
17/03 11:29
Top News- Tragjedia që tronditi Gjakovën/ Autori vetëdorëzohet në polici së bashku me armën e krimit
17/03 10:44
Top Channel/ Krim në Gjakovë, qëllohem me armë dy persona, njëri humb jetën
16/03 15:11
Top News-Marrëveshjet ‘peng’ i krizës politike/ Bllokada në Kuvend rrezikon investimet ndërkombëtare
16/03 14:15
Top News- Kriza politike në Kosovë/ Ambasada gjermane: Respektoni vendimin e Kushtetueses
16/03 13:46
Top Channel/ Vrasje në Gjakovë! Qëllohen dy persona, edhe një i plagosur. Autori në kërkim
16/03 12:42
Top News – Kosovë, veteranët e luftës pa pensione /‘Ndalen’ për ata që punojnë në ndërmarrje publike
15/03 14:21
Top News – ‘Nuk e dimë si do t’ia dalim…’ / Kosovë, qytetarët të shqetësuar për çmimin e energjisë
15/03 14:07
Top News – Rregulla të reja në Kosovë / Të huajt dhe automjetet, fillon zbatimi i ligjit
15/03 13:54
Top News – Kosova njeh dokumentet serbe, Rama: BE të heqë sanksionet, të ecë me anëtarësimin
14/03 19:18
Top News- Kurti vijon punën, mbledh kabinetin qeveritar për programin e ri
14/03 19:16
Top News – “Kosova e Shqipëria kryesojnë për emigrim”, Hoti ngre alarmin për situatën ekonomike
14/03 19:13
Top News – Ligji për të huajt shqetëson BE-në. Sorensen në zyrën e Kurtit, pajtohen për lehtësira
14/03 13:05
Top News- BE gati për dialogun Kosovë-Serbi, Kallas: Së shpejti një takim i nivelit të lartë
14/03 13:04
Top Channel/Kosova njeh kartat serbe te identitetit,zbutet Ligji për të Huajt: Në fuqi nga 15 marsi!
14/03 12:14
DIGITALB DIGITALB