Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, iu është drejtuar sot me një mesazh votuesve nga Diaspora për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. “Diaspora shqiptare i ka dalë zot atdheut gjatë gjithë historisë, përfshirë Rilindjen tonë kombëtare. “Me pushkë e penë për Mëmëdhenë”, ishte leitmotivi i përpjekjeve të patriotëve shqiptarë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, në të cilat spikati roli i atdhetarëve të Diasporës.