Top Channel/ Spiropali prezanton “Diellën” në OKB: Tregon si teknologjia u shërben qytetarëve
26/09/2025 19:27

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurimit mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në fjalën e saj, Ministrja Spiropali deklaroi se “Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të ndërtuar një kuadër global për përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.” Spiropali theksoi se “inteligjenca artificiale ofron mundësi të paprecedenta për të mbështetur zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe parandalimin e krizave. Në këtë drejtim, Spiropali bëri thirrje që shtetet duhet të kapërcejnë ndarjet digjitale, të forcojnë kapacitetet dhe të ndajnë praktikat më të mira, duke siguruar që inovacioni të udhëhiqet nga të drejtat e njeriut, e drejta ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ministrja Spiropali nuk la pa përmendur edhe rastin e Shqipërisë, si një vend që është tejet i përkushtuar për të zhvilluar politika dhe institucione me vizion për të shfrytëzuar në mënyrë të përgjegjshme potencialin e Inteligjencës Articiale. “Vetëm javën e kaluar, Kryeministri Edi Rama emëroi “Diellën”, një Ministre të integruar me Inteligjencë Artificiale, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që përfshin një sistem inteligjence articiale në nivel qeverisjeje të kabinetit qeveritar. Ajo është një hap strategjik për të forcuar transparencën, për të përshpejtuar efikasitetin dhe për të integruar Inteligjencën Artificiale në politikat kombëtare, duke u udhëhequr nga parimet e etikës, inovacionit, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave të njeriut.” u shpreh ajo. Sipas saj, ky është një hap konkret që reflekton bindjen se Inteligjenca Artificiale duhet të integrohet në qeverisje në një mënyrë që i shërben qytetarëve, përmirëson shërbimet publike dhe kontribuon në sigurinë dhe mirëqenien afatgjatë. Në fund, Ministrja Spiropali nënvizoi edhe gatishmërinë e Shqipërisë për të punuar ngushtë me shtetet anëtare, Kombet e Bashkuara dhe aktorët relevantë për të siguruar që përpjekjet tona të përbashkëta të nxisin besim, gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri në përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11
Top Channel/ MatchMaker Albania, Ibrahimaj: Investimet strategjike mbi 6 miliardë euro
26/03 13:10
Top Channel/Shqipëria, rrugë kalimi për drogë, 34 kg të nisura nga Maqedonia e Veriut, kapet në kufi
26/03 12:56
Top Channel/ Mot i keq në Vlorë, anulohet lundrimi Brindisi-Vlorë, nuk lejohen e mjetet e vogla
26/03 12:49
Top Channel/ Vodhi në Gjermani makinën luksoze me vlerë 250 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari
26/03 12:31
Top Channel/ Problemet me barnat e analizat, ndryshimi i çmimeve sjell mungesa, ministrja…
26/03 12:30
Top Channel/ Ngjarja në Krushë të Madhe, forcat serbe vranë 240 burra në fshat pas nisjes së…
26/03 12:25