Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali ka nisur takimet me qëllim përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin europian. Në sajë të presidencës polake në BE, Spiropali zhvilloi vizitën zyrtare në Varshavë, ku theksoi se ka mbështetjen e Polonisë për arritjen e objektivit të mbylljes së negociatave teknike brenda 2027 dhe pranimin si anëtare në 2030.