Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në Konferencën e nivelit të lartë për Rimëkëmbjen e Ukrainës, bashkëorganizuar nga kancelari, Olaf Scholz dhe Presidenti Volodymyr Zelenskyy në Berlin. Në fjalën e saj Spiropali konfirmoi edhe një herë qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në krah të Ukrainës dhe në krah të Perëndimit duke dënuar agresionin e paprecedentë të Rusisë.