Ministrja Elisa Spiropali ka folur në Kuvend duke replikuar ndaj Lulzim Bashës, të cilit i thotë se për të parë se si është drejtësia sot duhet të kthejnë kokën për të parë si ka qenë më parë. Ndërsa i kujton se pyetet nga prokurorë belgë dhe ironizon duke thënë se ka larë dy gishta e është i zhytur brenda. Spiropali thekson se qëllimi i mazhorancës është të çlirojë drejtësinë.