Ministrja Elisa Spiropali nuk I ka kursyer ironitë ndaj opozitës. Seanca plenare edhe këtë të enjte ka nisur me tensione, ku deputetët demokratë kanë bllokuar sërish foltoren. Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit të shkaktuar në seancat e shkuara. Ata kanë tentuar të hyjnë në Parlament, por janë ndaluar nga Garda.