Dhomat e Specializuara në Hagë kanë ndryshuar sërish dënimin ndaj ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj. Modifikimi i fundit krijon mundësinë që në këmbim të disa kushteve, ai të lirohet nga burgu.