Spanja ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në operacionet ushtarake kundër Iranit, duke thelluar ndarjen me Uashingtonin për konfliktin në Lindjen e Mesme. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, e cila theksoi se Madridi nuk autorizon as përdorimin e bazave ushtarake dhe as kalimin në hapësirën ajrore për operacione që lidhen me luftën.