SPAK dhe BKH vijojnë hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan. Mëngjesin e së martës Prokurorë të Spak dhe BKH kanë zhvilluar një takim pune në prokurorinë e Elbasanit ndërsa burime bëjnë me dije se menjëherë pas takimit me drejtuesin e Prokurorisë Z. Ajazi, prokurorët kanë zhvilluar disa kontrolle në lidhje me persona të dyshuar për krim zgjedhor.