Ish-ministrja e mbrojtjes, aktualisht ministre e Jashtme u thirr nga SPAK për privatizimin e bazës detare të Limionit, vendosur nën sekuetstro prevetive nga Prokuroria Antikorrupsion. Kallëzimi i dorëzuar nga ish-gjenerali Artur Mecollari, kërkon hetime edhe ndaj funksionares së lartë, por edhe ushtarakë të shtabit të përgjithshëm, që akuzohen se shpërdoruan detyrën gjatë procedurave për privatizimin e pronës së ushtrisë. Por Xhaçka, e cila është thirrur si deklaruese, para portave të SPAK, sqaroi për mediat se i ka qëndruar besnike ligjit.