Si për shumë të tjerë, edhe për Shkëlzen Berishën , djalin e ish kryeministrit Berisha, kapërcimi i dyerve të SPAK nuk ishte i qetë. Pavarësisht se doli pa avokat para hetuesve të Gërdecit, duket se më tepër se hija e Prokurorisë së Posaçme, deklaruesi i ngatërroi hyrjet për një shkak tjetër, atë të dosjes Gërdeci që në prag të 15-vjetorit të tragjedisë me 26 të vdekur vazhdon të kërkojë çdo përgjegjës të dyshuar.