Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 31 pasuri në vlerën e miliona eurove të dy anëtarëve të një grupi kriminal. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, SPAK njofton sekuestrimin e pasurive të shtetasve Jusel Mici dhe Mendim Domi, të arrestuar në vitin 2022, nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal që përmes mashtrimit kompjuterik u kanë vjedhur qytetarëve evropiane 15 milionë euro.