Në mbyllje të hetimeve për korrupsion e pastrim parash ndaj 10 zyrtarëve; duke nisur nga ish ministri Lefter Koka e duke përfunduar tek biznesmenët Klodian Zoto e Stela Gugallja, SPAK këmbëngul se po vijon hetimet mbi provat që u nxorën nga kompjuterët e sekuestruar në banesën e Klodian Zotos. Që do të thotë se po kryhen hetime ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj të cilit sipas këtyre provave të bëra publike nga gazetari Adriatik Doçi iu paguan udhëtime disa mijëra euroshe në hotele luksoze në disa shtete.