Një ditë pasi GJKKO la në burg Jamarbër Malltezin, oficerët e Policisë Gjyqësore po vijojnë punën në terren për vënien e sekuestros preventive për të gjitha pasuritë e kërkuara nga SPAK. OPGJ ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në ambientet e ish-kompleksit sportiv Partizani, ku janë ndërtuar 19 kulla. Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.