Prokuroria e Posaçme SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, dhe dy ish-ish-drejtorët Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se ish-kryebashkiaku Goro dhe vartësit e tij kanë shpërdoruar detyrën në të paktën dy raste, në dëm të disa shtetasve të Bashkisë Himarë.