Mes dhjetëra dosjeve të SPAK për të cilat pritshmëria është e lartë , dosja më enigmatike për prokurorët e posacëm mbetet ajo e Evis Martinaj, pagëzuar me emrin Mbreti i Kazinove. Në kushtet kur në këtë shkresë që TCH disponon SPAK ka deklaruar mos gjetjen e Ervis Martinaj ndaj të cilit rëndojnë një sërë akuzash dhe masash arresti në burg, shteti I ka caktuar një avokat falas në mungesë që e përfaqëson të shumë kërkuarin në procese. Por edhe mbrojtësi pro bono i Martinaj zhdukur nga gushti 2022 kërkon të informohet se ku është klienti i tij, një ndër më të përmendurit në dosjet e prokurorisë së posacme