Zbardhet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për të lejuar ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest shtëpie’/ heqje të lirisë së deputetit. Në shkresën drejtuar legjislativit, SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.