Top Channel/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ I bën kërkesë Parlamentit për t’i hequr imunitetin
16/12/2025 19:32

SPAK këmbëngul se ka gjetur prova të reja tek të cilat është bazuar për të ashpërsuar qëndrimin kundër zëvendës kryeministres dhe ministres Belinda Balluku. SPAK njoftoi zyrtarisht se i është drejtuar kuvendit me kërkesë për dhënie autorizimi për t’i hapur në këtë mënyrë rrugë arrestimit apo heqjes së lirisë së funksionares së lartë. Siç bëjnë me dije burime pranë Top Channel, SPAK përmend se për nevoja të hetimit kërkohet dhënia e autorizimit pa saktësuar se me çfarë mase po përgatitet SPAK ti drejtohet Gjykatës së Posaçme në rast se kjo kërkesë aprovohet. Nga ana tjetër në njoftimin zyrtar thuhet se kërkesa për heqje imuniteti të Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ndodh në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025. Dhe përpos dy episodeve të bëra publike më herët për të cilat është marrë e pandehur dhe që janë tuneli i Llogorasë dhe loti katër, SPAK ka renditur edhe gjashtë episode të reja në të cilat Balluku është person nën hetim. Që të shtata janë procedura të tjera prokurimi ku Belinda Balluku dyshohet se shkeli barazinë në tendera duke bashkëpunuar me zyrtarë të tjerë nën hetim. Këto tendera janë rakordimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT, Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2, Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana, Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5, Loti 6 dhe Loti 7”. Kërkesa e prokurorit Dritan Preçi vjen pak përpara se në Gjykatën e Apelit pra këtë të mërkurë datë 18 dhjetor, të shqyrtohet apelimi i Belinda Ballukut që kërkon heqjen e masës personale atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit. Në fakt siç rezultoi Gjykata Kushtetuese e ktheu në detyrë Belinda Ballukun derisa të zgjidhet në themel mosmarrëveshja mes ekzekutivit dhe gjyqësorit. Dhe ndërsa i ngeli në fuqi masa që e ndalon për të dalë nga Shqipëria, me lëvizjen e SPAK për imunitetin Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka njoftuar këshillin për mandatet dhe imunitetin, i cili sipas burimeve pritet të mblidhet në datën 19 dhjetor. Këshilli sipas ligjit përbëhet nga pesë deputetë socialist dhe po aq nga grupi parlamentar i PD. Zonja Balluku mund të jetë prezentë vetë në këshill ose të përfaqësohet me avokat dhe të pranishëm do jenë edhe prokurorët e posaçëm që parashtrojnë kërkesën për heqjen e imunitetit. Kurse ligji parashikon hartimin e raportit nga këshilli brenda dy javëve nga mbajtja e mbledhjes dhe më pas i kalon parlamentit për votim.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15