Ish shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Bardhyl Kollcaku , aktualisht deputet i PS ishte në SPAK për dosjen e pronave ushtrisë e vënë në lëvizje nga një tjetër ushtarak me gradë të mëparshme gjeneral. Edhe denoncuesi dikur lider në forcën Detare Artur Mecollari dhe i denoncuari Kollcaku qëndruan mbi tre orë para prokurorëve të posacëm duke u ballafaquar nëse u tjetërsua apo jo sipas ligjit baza ushtarake e Sarandës. Kur dolën të dy ish gjeneralët i bashkonte ideja e ruajtjes së sekretit, por bënin diferencë nga gjendja e ndryshme emocionale. ndryshe buzëqeshjes së Mecollarit, gjenerali Kollcaku ia nxorri nervat gazetareve