Top Channel/ SPAK godet sërish Çopjat, sekuestrohen të tjera pasuri për organizatën kriminale
20/02/2025 19:56

Prokuroria e Posaçme SPAK vijon të godasë të tjera pasuri të vëllezërve Çopja, të cilët akuzohen për organizatë kriminale me bazë në Elbasan. Rreth një muaj pas sekuestrimit të 10 milionë dollarëve pasuri në kriptovaluta, SPAK vë nën sekuestro të tjera pasuri të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Pasuria e fundit që SPAK iu sekuestron vëllezërve Çopja është një biznes agroturizmi në Baldushk të Tiranës, që ofronte shërbime akomodimi në struktura hotelerie, bujtinë, shtëpi pushimi, vila, shërbim bar-restorant-kafe, etj, si dhe godinën e tokën, ku ushtronte aktivitetin ky operator ekonomik. Prokuroria e Posaçme njofton se pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i kësaj pasurie të paluajtshme me vlerë të konsiderueshme, në emër të vëllezërve Çopja, që dyshohet të ketë origjinë kriminale. Gjithashtu, me urdhër të SPAK është ndaluar administratori i biznesit të agroturizmit në Baldushk, shtetasi P. L, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “pastrimit të parave”, kryer në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale, “organizatë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë kontrollit personal, administratorit të këtij biznesi i janë gjetur dhe sekuestruar shuma monetare në euro dhe lekë, orë dore, marka Rolex, varëse floriri dhe 4 telefona.

Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB