Top Channel/ Spak do mbikëqyrë zgjedhjet! Strukturë e posaçme në çdo qark
13/02/2025 19:46

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), z. Altin Dumani, për të diskutuar mbi forcimin e mekanizmave institucionale në funksion të parandalimit dhe ndjekjes së krimeve zgjedhore. Gjatë takimit, Dumani theksoi se SPAK synon një qasje më proaktive në trajtimin e rasteve me elementë penalë gjatë proceseve zgjedhore. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me KQZ-në dhe nevojën për ngritjen e një Protokolli të Koordinimit Institucional, i cili do të krijojë linja komunikimi të hapura 24/7 mes institucioneve. Në kuadër të këtij protokolli, SPAK do të organizojë struktura të specializuara në nivel qendror dhe lokal, të përbëra nga prokurorë dhe hetues, të cilat do të punojnë në sinkron me përfaqësuesit e KQZ-së në çdo nivel. Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte përfshirja më e gjerë e institucioneve ligjzbatuese në monitorimin e procesit zgjedhor. Sipas Drejtuesit Dumani, SPAK, në bashkëpunim me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme, do të ketë prani aktive në terren për të monitoruar nga afër situatën tre muaj para zgjedhjeve dhe deri në përfundim të procesit të numërimit. Për këtë qëllim, do të krijohen mekanizma të dedikuar për të garantuar raportime të menjëhershme dhe ndërhyrje të shpejta në rastet kur evidentohen shkelje. SPAK kërkoi gjithashtu bashkëpunim në një sistem të unifikuar të denoncimeve, ku shtetasit dhe shoqëria civile apo edhe aktorë të tjerë të mund të raportojnë raste të mundshme të krimeve zgjedhore. Të dhënat e mbledhura do të analizohen nga prokurorët dhe hetuesit për të verifikuar vlefshmërinë e pretendimeve dhe për të nisur hetimet në rastet e dyshuara. Në këtë kuadër, Dumani i kërkoi KQZ-së organizimin e trajnimeve të përbashkëta mes prokurorëve të SPAK, hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe ekspertëve të KQZ-së, me fokus në identifikimin e veprave penale në zgjedhje dhe mbledhjen e provave për hetime të plota dhe efikase. Një tjetër kërkesë e SPAK ishte aksesimi i Ndërfaqes së Raportimit të Aktiviteteve Publike (NIR) të KQZ-së, sistemi që mund të ndihmojë në evidentimin e shkeljeve të mundshme gjatë fushatës dhe administrimit të zgjedhjeve. Nga ana e tij, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se përveç KQZ-së, edhe aktorë të tjerë të përfshirë në zgjedhje janë në mbështetje të krijimit dhe funksionimit të një mekanizmi të përqendruar të koordinimit ndërinstitucional mes KQZ, SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit. Ai njoftoi gjithashtu ngritjen e Qendrës së Monitorimit të Procesit Zgjedhor pranë KQZ, e cila do të furnizohet 24/7 me informacione nga terreni nëpërmjet përdorimit të teknologjisë dhe burimeve nga komisionerët, monitoruesit dhe përfaqësuesit e autorizuar të KQZ-së në terren. Në këtë qendër do të mund të angazhohen edhe hetues të SPAK për të garantuar një ndjekje të menjëhershme të rasteve me elementë penalë. Në përfundim të takimit, Celibashi dhe Dumani ranë dakord për finalizimin e Protokollit të Koordinimit mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke krijuar një mekanizëm të qartë për shkëmbimin e informacionit, ndjekjen e rasteve dhe bashkërendimin e përpjekjeve për të garantuar integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me këtë marrëveshje, institucionet angazhohen për një bashkëpunim më të ngushtë dhe për veprime konkrete në luftën kundër krimeve zgjedhore, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Top Channel/ Plagosje me armë në Durrës/ Plumb në këmbë pronarit të një resorti
03/07 23:12
Top News- Qëllohet me pistoletë 35-vjeçari në Durrës, gjithçka nisi pas një konflikti
03/07 22:51
Top News- Mbetjet e Elbasanit nën flakë, zjarri ende aktiv prej më shumë se 72 orë
03/07 21:38
Top News- I nxehti aktivizon zjarret, flakët përfshijnë malin në Has
03/07 20:24
Top Channel/ Nis ndërhyrja nga ajri në Elbasan! Flakët ia lënë vendin tymit toksik
03/07 19:51
Top Channel/ Si do zëvendësohet AKU! Flet pedagogu i UBT: Nuk do ketë më “ping-pong”
03/07 19:39
Top Channel/ Projektligji për bashkëpronësinë, Tabaku: Rrezikon të taksohet si pasuri e paluajtshme!
03/07 18:01
Top Channel/ Balla: Do doja që kolegia Dhori të ishte rizgjedhur!
03/07 17:59
Top News- Vr*sja e Klodian Rashës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-policit dhe prokurorisë
03/07 17:59
Top Channel/ Zjarr në zonën pyjore në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
03/07 17:28
Top News- Tensione tek ‘Plumbi i artë’/ Ndërpritet seanca, gjobitet avokati i të pandehurit
03/07 17:22
Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15