Tirana luan sot në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” ndeshjen e kthimit të raundit të tytë eliminator të Conference League përballë gjigandëve turq të Beshiktashit. Ndeshja e parë e zhvilluar në Stamboll një javë më oparë përfundoi me shifrat 3-1 për skuadrën turke ndërkohë që bardheblutë e Orges Shehit mund të kishin marrë një rezultat më të mirë me më tepër kujdes, megjithatë në prag të këtij takimi tashmë me një njohje më tepër të kundërashtarit, trajneri i nënkampionëve të vendit shprehet realist për atë që do të luhet sot.