Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar lajmin se kryeministri Rama, do të mbledhë punonjësit e bashkisë sot në orën 16:30 në Sheshin Skënderbej “Sot thërret antimiting. Thërret bashkinë në antimiting në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit. U them unë ju, ia ka mbathur me autoblinda nga frika se sulmohet Blloku. Me gjithë familjen e tij kanë përfunduar në tunelet e Zall Herrit atë ditë.