Fundjava e superligës shqiptare, për ndeshjen e dytë të saj për edicionin 2021/2022 starton nga dita e premte me përballjen Dinamo-Laci, një ndeshje e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:45. Kryeqytetasit e drejtuar nga Bledi Shkëmbi u rikthyen në këtë sezon në elitën e futbollit shqiptarë me fitoren ndaj Kastriotit fundjavën e shkuar 0-2, ndërkohë që kundërshtari i tyre këtë herë është edhe më i vështirë të paktën në letër.