Top Channel/ Sot nafta duhet të ishte 186 lekë.Bordi uli vetëm 2 lekë,Maqedonia me 10 lekë për litër
09/12/2022 19:45

Komisioni Rregullator në Maqedoninë e Veriut uli naftën me 10 lekë këtë të premte, ndërsa në Shqipëri Bordi vendosi uljen me vetëm 2 lekë. Përveç se e blejmë më shtrenjtë, në vendin tonë nuk reflektohen në mënyrën e duhur as uljet në bursat ndërkombëtare. Nëse do bënim llogaritë sipas formulës së Bordit, nafta duhet ishte 181 lekë ditën e sotme, por që nga marsi është njoftuar se Bordi i njeh operatorëve të naftës edhe 15 lekë/litër shpenzime operative bashkë me marzhet e fitimit të përfshira. Ky 15 lekësh është tashmë një taksë e re që Bordi vë mbi qytetarët shqiptarë, që naftën e blejnë 50 lekë më shtrenjtë se Maqedonia e Veriut në çdo litër. Gjithashtu gjatë nëntë ditëve të fundit kemi parë edhe disa manovra të tjera të Bordit shqiptar. Në 1 dhjetor Maqedonia e Veriut e uli edhe më tej çmimin e naftës me 4 lekë, ndërsa në Shqipëri Bordi në 2 dhe 3 dhjetor me dy vendime të njëpasnjëshme e rriti naftën në një total prej 3 lekësh. Gjatë gjithë javës naftën e kemi blerë më shtrenjtë se përtej kufirit, ndërsa edhe këto ditë vazhdojmë të kemi mbi supe çmime të ngrira artificialisht lart që mbushin buxhetin e shtetit dhe kompanitë e naftës, por rëndojnë mbi qytetarët shqiptarë.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB