Në 138 vjetorin e hapjes së Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, janë ekspozuar për herë të parë dy regjistra të Shkollës Femërore të viteve 1923-1950. Pjesë e njërit prej regjistrave është edhe fletorja e jetës së shkollës e cila daton prej vitit 1867 duke dëshmuar përpjekjet dhe rrugëtimin e gjatë për mësimin shqip në qytetin e Korçës.