1 qershori trokiti edhe tek shtëpia e foshnjës... edhe pse vogëlusheve ju mungon prezenca e prindërve biologjikë, sytë e vëmendja e stafit por edhe e miqve të ftuar janë plotësisht te ta, për t’i mbushur me shumë dashuri e dhurata. Festa e fëmijeve merr kuptim edhe më të veçantë në shtëpinë e foshnjës Hannah dhe Rozafa, pasi data 1 qershor nuk është vetëm festë por edhe një ditë sensibilizimi për të drejtat e tyre, mbi të gjitha për të pasur një familje…