Kjo e mërkurë është dita më e nxehtë për vitin 2023. Qarqet më të nxehta, sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të jenë Berati dhe Elbasani. Por për të gjithë ata që kanë vendosur të pushojnë buzë detit këtë fundjavë, moti rezervon surpriza të dielën. Vranësirat dhe reshjet lokale do jenë prezente edhe gjatë javës tjetër.