Kjo e enjte mund të jetë dita më e nxehtë e muajit, pasi termometri pritet të prekë 37 gradë C. Temperaturat përvëluese pritet të jenë në Berat, Elbasan, Cërrik dhe Dimal, sipas Meteoalb. Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta kanë përfshirë territorin shqiptar si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane.