Ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit po mbahet sot në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri. Krerët e shtetit vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste. Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.