SPAK i komunikoi akuzën e shkeljes së barazisë në tendera Sonila Qatos, e cila mbajti për nëntë muaj detyrën e drejtoreshës së autoritetit rrugor shqiptar deri në shtator 2019 kur dhe dha dorëheqjen në kulmin e një përplasjeje me një subjekt privat. Ish-zyrtarja dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave konsiderohen nga SPAK në shkelje të detyrës për përzgjedhjen e një tenderi për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.