Pasaportat e vaksinave gëzojnë mbështetje të konsiderueshme në të gjithë Europën, sipas një sondazhi të realizuar nga YouGov, teksa një valë e katërt infektimesh i ka nxitur një sërë vendesh të vendosin kufizime më të ashpra për njerëzit që nuk janë vaksinuar plotësisht. Projekti vjetor i Globalizmit YouGov-Cambridge tregon se shumica e të intervistuarve në 10 shtete ku u krye anketimi, mbështesnin plotësisht vertetimin e detyrueshem te vaksinimit për evente të mëdha , e po kështu është më i lartë numri i personave që e favorizojnë përdorimin e këtyre lejeve në kafene, restorante dhe palestra sesa i atyre që e kundërshtojnë atë.