Top Channel/ Sondazhi i eurobarometrit, shqiptarët duan më shumë BE, serbët të fundit
02/09/2025 19:38

Shumica e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të unionit, tregon sondazhi më i ri i Eurobarometrit, sipas të cilit, mbështetja për anëtarësim në Shqipëri është më e larta në Ballkan, me 91 përqind. Sipas sondazhit të Eurobarometrit, mbështetja e integrimit është dukshëm i lartë në Shqipëri, ashtu si dhe besimi tek unioni, pasi qytetarët vlerësojnë ndihmën për zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj korrupsionit. Pas shqiptarëve, anëtarësimin në Bashkimin Evropian e mbështesin qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me 69%. Në të dyja vendet fqinje, qytetarët shohin përfitime si rritja e cilësisë së jetesës dhe hapja e kufijve. Po ashtu, 56% e të anketuarve besojnë se vendi i tyre do të përfitonte nga zgjerimi i ardhshëm. Mbështetja është veçanërisht e lartë në mesin e të rinjve, ku rreth 2/3 e qytetarëve të moshës 15 deri në 39 vjeç besojnë se vendet kandidate apo potenciale duhet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian sapo të përmbushin kushtet e nevojshme. Megjithatë, qytetarët kanë edhe shqetësime, kryesisht lidhur me migracionin, korrupsionin, krimin dhe koston financiare të zgjerimit. Sondazhi është realizuar në periudhën shkurt-mars 2025, me pjesëmarrjen e mbi 26,300 qytetarëve nga të 27 vendet anëtare të BE-së. Sondazhe të ngjashme janë zhvilluar edhe në vendet kandidate, si Shqipëria, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Gjeorgji, Moldavi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Ukrainë, ku janë intervistuar 1000 qytetarë për secilin vend. Në Serbi, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është më e ulëta në rajon, me vetëm 33%, duke reflektuar shqetësime politike dhe mungesë besimi ndaj unionit. Në përgjithësi, sondazhi tregon se imazhi i Bashkimit Evropian është më pozitiv në Ballkanin Perëndimor, sesa në vendet e Evropës lindore, me përjashtim të Serbisë.

Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44
Top Channel/ Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët
28/03 12:24
Top Channel/ 4 të plagosur për ngjyrën e makinës/ Korçë, klientit nuk i pëlqeu puna e servisit
28/03 12:17
Top Channel/ Vlora pret sezon rekord, lufta në Lindjen e Mesme sjell turistë drejt Shqipërisë
28/03 12:14
Top Channel/ 29 vite nga tragjedia e Otrantos, 81 karrige në kujtim të viktimave të marsit 1997
28/03 12:13
Top Channel/ Përlotet ministrja Ismaili: Tragjedia e Otrantos ka lënë një shenjë të madhe që…
28/03 12:07
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, përlotet ministrja Ismaili
28/03 12:06
Top Channel/ Nafta 218 lekë, bordi i Transparencës rrit çmimet pas kundërshtimeve të importuesve
28/03 12:05
Top News -Rritet nafta, 218 lekë për liter. Bordi ‘dorëzohet’, shtrenjtim pas ankesës së importuesve
28/03 11:24
Top Channel/ Në mes të ditës, u vendoset flaka mbeturinave në Vlorë
28/03 11:03
Top News- Plas sherri në pikën e servisit në Korçë, një i plagosur…dëmtohen 3 të tjerë
28/03 11:02
Top Channel/ Plagosje në Korçë, konflikt mes 4 personave
28/03 11:00
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos me 81 viktima, familjarët kërkojnë drejtësi
28/03 10:56
Top News- Përkujtohet tragjedia e Otrantos/ Familjarët: Ende s’është reflektuar e vërteta
28/03 10:46
Top Channel/ Berisha: Minimum jetik 200 euro, i vetmi vend ku euro ra me 35%
27/03 22:11
Top News – Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, pensionistët përdoren për fushatë elektorale
27/03 21:48
Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Ju garantoj, këto janë vetëm hapat e parë për…
27/03 20:23