Muaji i Shenjtë i Ramazanit bashkoi në sofrën e iftarit, të shtruar nga Prefekti i Tiranës, krerët e komuniteteve fetare, personalitete të shquara të kryeqytetit, politikanë dhe përfaqësues të institucioneve publike e ndërkombëtare. Në mesazhin e tij para të pranishmëve, prefekti Shkëlqim Hajdari dha mesazhin për më shumë paqe, ndërsa bëri thirrje për reflektim. Prefekti i Tiranës iu uroi të gjithë besimtarëve agjërim sa më të lehtë e të pranuar, teksa theksoi se Shqipëria ka vërtetuar se mund të ecë përpara me një harmoni fetare.