Socialistët kanë nisur festën në Kukës, pasi kandidati Albert Halilaj kryeson me një avantazh të thellë ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Emri Vatës. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 64 nga 74 kuti në total. Albert Halilaj ka grumbulluar deri më tani 11260 vota, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, 6446 vota.