Një votë e shpallur e pavlefshme nga KAS, por që Asllan Dogjani pretendoi se i takonte atij, revoltoi demokratin, i cili iu kthye me një gjuhë të ashpër anëtarëve të komisionit. Tensioni agravoi më tej, kur anëtari i KAS, Ilir Rusmajli, tha se do thërriste policinë. Deputeti i Partisë Demokratike ngriti dyshime edhe për rinumërimin që po vijon prej ditësh, i kërkuar nga vetë demokratët.