Ka shpërthyer deputeti i PD-së, Asllan Dogjani gjatë numërimit të votave për kandidatët preferencialë. Demokrati pretendon për vjedhje votash, ndërsa Ilir Rusmali iu përgjigj duke thënë se do të thërrasë policinë. Mirëpo kjo duket sikur e agravoi më tej situatën, pasi Dogjani përdori fjalë të papërshtatshme.