Natasha Pirc Musar fitoi rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, duke u bërë kështu presidentja e parë grua e vendit. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës konfirmuan se Pirc Musar mundi kundërshtarin e saj, Anzhe Llogar. Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, ajo fitoi rreth 54 për qind, ndërsa Llogar mori rreth 46 për qind dhe e pranoi humbjen.